Policia e Kosovës ka pranuar sot donacion nga Gjermania në vlerë 200 mijë euro.
Në këtë donacion përfshihen pesë vetura dhe pajisje teknologjike.
“Me datën 23.02.2026, Zv.Drejtori i përgjithshëm i PK-së z.Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Gjermane zëvendës ambasadorin z. Christian Böttcher, ku edhe u bë pranim-dorëzimi i një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë. Ky donacion synon mbështetjen për Policinë e Kosovës, konkretisht në forcimin e mbikqyrjes së kufirit shtetëror.
Donacioni në fjalë ka vlerën rreth 200 mijë euro, përfshirë 5 vetura dhe paisje teknologjike. Policia e Kosovës, vlerson lartë bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë Gjermane dhe Ambasadës Gjermane, në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe të teknologjisë”, theksohet në njoftim./Arbresh.info
Loftus-Cheek poston foto me dhëmbët që i mungojnë, pas përpl...
Përfundon marrja në pyetje, Artan Grubi del nga Prokuroria
Në Hagë nis gjykimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi
Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë protestojnë ...
Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
Sipas Bild, dy gjigantët spanjoll janë vënë pas Rodrit