Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte.
Me këtë rast, ministria njofton se është nënshkruar Marrëveshja për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro.
“Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu, në këtë takim është theksuar nevoja për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen në mes Ministrive dhe forcave të të dy vendeve. /arbresh.info/
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje