Një person, është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Gjakovë
Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se viktima është gjetur në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira, teksa vdekjen e tij e ka konstatuar personeli mjekësor.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qera (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML.”, tha Elezaj./Arbresh.info
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit