Gjendet pa shenja jete një person, dyshohet se është Enver Bekolli

20:40 | 2 Tetor 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka gjetur një person pa shenja jete në lagjen Velania në Prishtinë.

E dyshimet e para janë se bëhet fjalë për 80-vjeçarin Enver Bekolli që është zhdukur prej një muaji në kryeqytet, shkruan portali arbresh.info.

Lajmin për gjetjen e një personi të vdekur e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se, me datë 02.10.2020 rreth orës 15:35 policia ka pranuar informatë për një person pa shenja jete në lagjen Velania në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor për trajtim të rastit”, thuhet në përgjigje.

Enver Bekolli ishte zhdukur në fund të muajit gusht në Prishtinë, kur edhe e ka lajmëruar familja e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale