Google ADS

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

08:41 | 28 Nëntor 2023
E.G

Një grua është gjetur pa shenja jete dje në banesën e saj në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur policia në raportin 24 orësh ku thuhet se e ndjera është gjetur në orën 14:50, shkruan Arbresh.info.

Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“ Prishtinë / 27.11.2023 – 14:50. Raportohet se në banesën e saj pa shenja jetë është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme