Gjendet një person i vdekur në Podujevë

08:44 | 27 Mars 2023
Diellza Gashi

Është gjendur një person i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij në Podujevë.

Sipas raportit të policisë, gjatë ditës së djeshme një person është gjendur pa shenja jete në fshatin Dumnicë e Epërme, shkruan arbresh.info.

Ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.

Nuk ka asnjë të arrestuar dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale