Policia ka arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti në gjepin e xhaketës mbante një mjet që dyshohet të jetë granat dore.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Lidhur me rastin është informuar edhe FSK-ja.
“Me datën 04.12.2024 rreth orës 15:35 kemi marre informatën nga qendra komunikues se një dyshuari (mashkull /Shqiptar 22 vjeçar) ndodhet ne një restaurant në qendër në Prizren dhe ne gjepin e xhaketës mbanë një mjet të dyshuar, që dyshohet të jetë granat dore. Patrulla policore menjëherë ju ka përgjigj rastit dhe ka arrit te arrestoj të dyshuarin dhe mjetin e dyshuar ta siguroj, në vendin e ngjarjes kanë dale të gjitha njësitet përkatëse policore të cilët i kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin janë informuar hetuesit Rajonal si dhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit iniciohet rasti, gjithashtu është informuar edhe FSK -s.”, ka thënë Bytyqi./Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK