Gjendet i vdekur Avni Agushi, 72-vjeçari i zhdukur prej dy ditësh

14:54 | 13 Qershor 2025
E.K

Avni Agushi, 72-vjeçar nga Ferizaj, është gjetur i vdekur në bodrumin e një ndërtese në rrugën “Hamze Jashari”.

Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 13.06.2025, rreth orës 12:53, kemi pranuar një informacion për një person të shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamze Jashari” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, emergjenca mjekësore dhe zjarrfikësit. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha ai./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Erdhi për pushime nga Norvegjia, zhduket mërgimtari 77-vjeçar

 

Shpërndaje në rrjete sociale