Eshtë gjetur eksploziv në një autobus në fshatin Llapushnik.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
Sipas tij, në vend-ngjarje janë ftuar edhe njësi tjera relevante që trajtojnë mjete të dyshimta.
“Sot, rreth orës 17:10, policia është njoftuar nga një qytetar se në një autobus i cili gjindet në fshatin Llapushnik, dyshohet për një mjet të dyshimtë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek motori i autobusit shihet një mjet i dyshimtë. Më pas në vend-ngjarje janë ftuar edhe njësi tjera relevante që trajtojnë mjete të dyshimta”, tha Kransiqi./arbresh.info/
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...