Një 88 vjeçare është gjetje pa shenja jete sot në fushë të hapur në mes të fshatit Ratkoc dhe Vrajak-Rahovec.
E njëjta ishte zhdukur mbrëme.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot derisa kemi qenë në verifikim të informatës për një të moshuar të zhdukur, jemi informuar se e njëjta (femër e lindur në vitin 1937), sot në mëngjes është gjetur pa shenja jete në fushë të hapur në mes të fshatit Ratkoc dhe Vrajak-Rahovec (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen). Policia ju ka përgjigjir rastit dhe me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”.
Sipas tij, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Zhduket një 86-vjeçare në Rahovec, nis aksioni për kërkimin e saj
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...