Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN në Mitrovicë, pas një pune operative hetimore, me urdhër të Gjykatë Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka realizuar një kontroll, nën dyshimin e bazuar për trafikim me narkotikë.
Ky kontroll është realizuar në bashkëpunim me Krimteknikën, në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në rajonin e Mitrovicës.
I dyshuari i arrestuar lidhur me këtë rast është Sh. S. i lindur më 1994 .
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar janë gjetur dhe janë konfiskuar paketime të ndryshme të narkotikëve, ku pas matjes pesha e përgjithshme e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë:
I dyshuari i arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.
Personit të dyshuar, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Arbresh.info.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman