Në dhomën e Burgut të Dubravës janë gjetur para që dyshohet të jenë të falsifikuara, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, janë konfiskuar 4×50€ si dhe janë arrestuar dy të dyshuar, një grua dhe një burrë.
Me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Burgu i Dubravës 23.08.2022 – 15:00. Është raportuar se në dhomën e kontrollit brenda burgut janë gjetur para që dyshohet të jenë të falsifikuara. Janë konfiskuar 4×50€ si dhe janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femre kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës