Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka realizuar gërmime në fshatin Marinë të Skënderajt, ku janë gjetur mbetje eshëtrore.
Sipas policisë, ekziston dyshimi se këto mbetje u përkasin personave të zhdukur gjatë viteve 1998/1999, në periudhën e luftës në Kosovë.
“Skenderaj, Mitrovicë 1998/9. Me 29.01.2026 – 10:00. Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim./Arbresh.info
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...