Në javën që lamë pas, zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë realizuar 175 urdhëresa gjyqësore në lokacione dhe aksione të ndryshme. Nga këto urdhëresa, 58 kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër ka përfshirë kundërvajtje, seanca, verifikime dhe çështje të tjera.
Gjatë kësaj periudhe, janë sekuestruar 9 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Poashtu, në fushën e trafikut rrugor, janë shqiptuar gjithsej 4097 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të kodit rrugor.
Njoftimi i plotë:
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 175 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 58 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 9 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4097 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info



Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...