Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, takon Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković.
Sipas njoftimit, ministrja Gërvalla ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Elmedin Konaković, gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë.
Takimi në mes të dy homologëve u fokusua në përparimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, përmes forcimit të shkëmbimeve institucionale dhe lidhjeve ndërmjet qytetarëve tanë që përbën një element kyç në ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të fqinjësisë së mirë.
Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj përparimit të proceseve integruese euroatlantike dhe mbështetjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, si një kontribut i domosdoshëm për një të ardhme të sigurt dhe prosperuese për të gjithë. Në këtë frymë, diskutimet u përqendruan në çështje të përbashkëta rajonale dhe në identifikimin e mundësive për bashkëpunim më të ngushtë në fusha me interes të ndërsjellë./Arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...