Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në Detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Vizita e Presidentes Von der Leyen në Kosovë, zhvillohet në një moment të rëndësishëm, teksa Kosova po konsolidon reformat, forcon sundimin e ligjit dhe thellon përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.
“Si partnere e besueshme e Bashkimit Evropian, po punojmë ngushtë me Komisionin Evropian për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, programit IPA III dhe hapat e qasjes graduale në tregun e përbashkët, me rezultate të matshme për qytetarët tanë, duke afruar edhe më tej integrimin tonë evropian,” ka theksuar Gërvalla.
Kjo vizitë konfirmon mbështetjen e fortë të BE-së për Kosovën dhe përpjekjet e saj për zhvillim, stabilitet dhe integrim të plotë në familjen./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...