Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve se ka kërkuar tërheqjen e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Me anë të një reagimi në Facebook, Gërvalla shkruan se lajmi është i pavërtetë dhe aq absurd.
Ajo thotë se është në në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj.
“Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj”, shkruan Gërvalla.
Ministrja shkruan tutje që nuk duhet të befasohet kur të lexojnë lajmet që ajo ka kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock.
“Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock. Marrëzia nuk paska fund”, shkruan ministrja./Arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”