Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka arritur në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të shteteve dhe organizatave të ndryshme botërore.
Sipas njoftimit, Gërvalla do të jetë edhe pjesë e takimeve të ndryshme shumëpalëshe, të cilat do të trajtojnë tema të sigurisë globale dhe rajonale, politikës dhe ekonomisë, shkruan Arbresh.info
Ndërkaq, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ajo do të mbajë takime të ndryshme me komunitetin shqiptar në SHBA, përfaqësues të ndryshëm të shoqatave dhe mekanizmave të ndryshëm shoqërorë./Arbresh.info/
Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari