Një ekip i gazetarëve nga bota i përbërë nga gjashtë anëtarë të Shoqatës së Gazetarëve në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë duke vizituar Kosovën për nder të 10 vjetorit të pavarësisë.
Presidenti i kësaj shoqate Jean Musy ka thënë për arbresh.info se qëllimi i vizitës së tyre në Kosovë është për nderëtë 10 vjetorit të pavarësisë, roli i Zvicrës dhe bashkësisë ndërkombëtare si dhe progresi, integrimet, sfidat dhe perspektiva ne rajon.
Vizitë pune (7-10 shkurt) e gazetarëve zviceranë dhe ndërkombëtarë do të jetë nën patronazhin e Shoqatës së Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn -APES me seli ne Gjenevë në bashkëpunim me Nefail Maliqin, president i Shoqatës Ndërkombëtare te Gazetareve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë (AIJASE)
Kjo është vizita e parë për këtë vit e gazetarëve të APES nga Gjeneva, të cilët vizita të këtij karakteri kishin zhvilluar vitin e kaluar edhe ne Turqi, Ukrainë dhe Vietnam./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...