Gazetarja e portalit Arbresh.info, Valdete Berisha si dhe kameramani Safet Hyseni pësuan nga gazi lotsjellës gjatë aksionit të Policisë së Kosovës ku arrestuan tre deputetët e Vetëvendosjes, shkruan arbresh.info.
“Derisa Policia e Kosovës po kryente aksionin e arrestimit të deputetëve të Vetëvendosjes, të dy gazetarët që ishin duke përcjell këtë ngjarje pësuan hedhja e sasisë së madhe të spreit nga ana e policisë”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
“Derisa kameramani, Hyseni është në gjendje të mirë shëndetësore, gazetarja Valdete Berisha ka kërkuar trajtim mjekësor”.
“Gjendja e saj është stabile dhe përpos problemeve që i ka shkaktuar spreji ajo nuk ka ndonjë lëndim trupor”./arbresh.info/

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë