Gastronomia dhe hotelet| Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë

08:48 | 19 Prill 2021

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Lejohen deri në 40 klient për 100m2 (4 persona për 10 m2). Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

25. Ambienti duhet të konfigurohet në mënyrë që klientët e ulur në tavolina të ndryshme të ndahen duke u përmbushur distanca prej të paktën 1 metri në mes karrigeve/ulëseve.

26. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në çdo ambient të operatorit ekonomik në të cilin lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve përveç:
26.1. Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i operatorit ekonomik;
26.2. Ndërsa paguan porosinë;
26.3. Gjatë shkuarjes ose kthimit nga tualeti;
26.4. Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

27. Nëse një zonë në ambient të jashtëm ku shërbehet ushqimi dhe pijet, është e mbuluar nga një çati, tendë, ose element tjetër statik, të paktën dy anët e plota të të gjithë zonës duhet të jenë të hapura për jashtë dhe nuk duhet të bllokohen në mënyrë të konsiderueshme nga asnjë mur ose pengesa të tjera fizike të padepërtueshme.

28. Nëse zona në ambient të jashtëm ku shërbehet ushqimi dhe pijet është e pajisur me një çati të lëvizshme dhe çatia tërhiqet, çatia dhe të paktën njëra anë e plotë e zonës së ngrënies në natyrë duhet të qëndrojë e hapur.

29. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

30. Në hotele, pas orës 22:30, shërbimi i pijeve dhe ushqimeve lejohet edhe në zonën e përcaktuar për ngrënie dhe pije, vetëm për mysafirët e këtyre subjekteve, të cilët verifikohen përmes listës që tregon personat që qëndrojnë për fjetje dhe që ofrohet nga subjekti përkatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara