Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se do të garojë edhe për një mandat për kryetar të kësaj komune.
“Për 4 vite, në Obiliq kanë marrë hov shumë projekte kapitale, duke filluar nga ura, shtëpia e kulturës, rrethrrotullimi. Obiliqi ka filluar të ndryshojë. Përsëri do të punoj dhe do t’i gëzohem edhe një mandati”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Për sa i përket Ligjit për Obiliqin, i cili është miratuar në fund të vitit të kaluar, ai tani ka hyrë në fuqi.
“Kemi nivel qendror, lokal dhe funksional. Këtë ligj e kanë votuar 72 deputetë”, ka thënë ai.
Sipas Gashit, me këtë ligj Obiliqi do të ketë trajtim të veçantë si komunë e rrezikuar nga ndotjet.
Gashi ka thënë se me Ramush Haradinajn kryeministër, komuna e Obiliqit do të ketë prioritete më të mëdha.
Për sa i përket zgjedhjeve lokale, Gashi ka thënë se ende nuk janë shpallur zyrtarisht kandidaturat, por mendon se verdikti i qytetarëve do të vendosë kush do të jetë në krye të komunës.
“Këtë mandat, nuk do të ketë balotazh në zgjedhjet lokale”, ka thënë ai.
Për sa i përket krijimit të institucioneve, ai kërkon sa më shumë përgjegjësi nga udhëheqësit e vendit.
“Ata duhet të bëjnë një zgjedhje, kjo duhet të bëhet në javët në vazhdim”, ka thënë ai.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...