Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e ka shpallur të hapur procesin e kualifikimit për Investitor Strategjik në Republikën e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Me dy të fundit të aprovuara nga katër sa ishin, pakoja e udhëzimeve administrative është kompletuar tashmë dhe kështu implementimi i Ligjit për Investime Strategjike zyrtarisht ka marr Dritën e Gjelbër.
“Kjo qeveri e Kryeministrit Haradinaj ka premtuar investime dhe unë sot jam i gëzuar që kemi arrit të përmbyllim shpejt fazën përgatitore për të nisë një kapitull të ri për Republikën dhe shoqërinë tonë. Interesimi i Investitorëve të huaj po dhe ata nga Diaspora shqiptare është I dukshëm dhe ka nisë nga fillimi i mandatit dhe tani mund të përmend 4 kompani serioze që presin të listohen si investitorët e parë strategjik në Republikë” – ka thënë me këtë rast, zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi.
Qeveria e Republikës së Kosovës muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash lehtësuese si heqja e taksës për makineritë dhe mjetet përfshirë eliminimin e burokracisë administrative për Investitorët Strategjik./arbresh.info/.
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...