Avokati Dastid Pallaska duke folur në emisionin ‘Prime’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka folur edhe për garancinë e shtetit të Kosovës për UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.
Sipas Pallaskës, garancia shpalos një paradoks qesharak, sepse sipas avokatit Pallaska, Policia e Kosovës trajtohet si një organizate private që është një absurd i llojit të vet.
“Te garancia kjo shpalos një paradoks mbase edhe qesharak. Pse po e them këtë? Policia e Kosovës trajtohet si të jetë një organizatë private e cila kryen detyra sipas kapaciteteve që ka që është një absurd i llojit të vet. Nuk ka nevojë që Policia e Kosovës të jep garanci se do ta garantojë ligjin çka i bie kjo që herën e radhës kur Prokuria dëshiron ta arrestojë dikend sipas arsyetimit të vet, kësaj Prokurie të specializuar i bie që Policia e Kosovës të thotë jo nuk kemi kapacitete për të realizuar këtë arrestim. Policia e Kosovës është autoritet publik që ka detyrim kushtetuese dhe ligjor që t’i zbatojë ligjet dhe urdhrat e ligjshme të gjykatës, nuk është zgjedhje e Policisë së Kosovës mundemi apo nuk mundemi”, tha ai.
“Nëse Policia e Kosovës nuk ka resurse shteti duhet t’i sigurojë ato resurse, sepse mungesa e resurseve të shtetit për të realizuar një të drejtë apo lirinë e njeriut në një procedure çfarë do qoftë duke përfshirë edhe atë penale nuk mund të shërbejë si arsyetim që një personi t’i privohet një e drejtë apo liri themelore. Çfarë dëshiroj të them! Nëse janë plotësuar kushtet për lirimin e tyre me kusht në Kosovë, atëherë lirimi duhet të urdhërohet ndërsa nëse Policia e Kosovës ka mungesë të resurseve ato duhet të sigurohen, qoftë nga shteti i Kosovës, qoftë nga Dhomat e Specializuara”, theksoi avokati Pallaska./rtk/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...