Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar Gjeorgjinë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Këtë, Vuçiq e ka bërë sot gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze.
Siç shkruajnë mediet serbe, gjatë këtij takimi Vuçiq ka thënë se Serbia dhe Gjeorgjia, ndajnë vlera të përbashkëta dhe kryesisht përfaqësojnë qëndrime të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të njohura ndërkombëtarisht.
Në anën tjetër, kryetari i parlamentit gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, tha se Gjeorgjia është shumë e interesuar për përvojën e Serbisë në fushën e integrimit evropian dhe shprehu kënaqësi për krijimin e një kuadri bashkëpunimi, i cili sipas tij, përfshin shkëmbimin e informacionit nëpërmjet konsultimeve të ministrive përkatëse.
Kjo pritet të bëhet pasi që në të dy kryeqendrat e këtyre dy shteteve do të hapen zyra diplomatike. /Lajmi.net/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...