Fushata elektorale e zgjedhjeve të balotazhit hyn sot në ditën e parafundit.
Partitë politike që garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë paraparë për sot këto aktivitete:
Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Kryetari Visar Ymeri. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjen “Arbëria”, ora 12:00)
Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, viziton hapsirën ku do të ndërtohet Kampusi Universitar në Gjakovë. (Ish kazerma në Gjakovë, afër Kishës katolike, ora 12:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan mban tubimin qendror. (Palestra e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, ora 16:30)
Partia Demokratike e Kosovës mban fushaten zgjedhore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 16:30)
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar te Prizrenti, Mytaher Haskuka mban tubim zgjedhor në Prizren. (Qendra Sportive “Sezai Surroi në Prizren, ora 18:00)
Partia Demokratike e Kosovës mban fushaten zgjedhore në Mitrovicë. (Hoteli “Palace” në Mitrovicë, ora 18:00)./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës