Rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për Forcat e Armatosura.
Ndaj Ministria e Mbrojtjes përcakton si pjesë të kritereve që duhet të plotësojnë të gjithë të rinjtë e të rejat një profil cilësor, të aftë nga ana fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor.
Për të filluar procesin e rekrutimit çdo i interesuar duhet të plotësojë edhe një sërë dokumentesh. Djemtë dhe vajzat nga mosha 18 vjeç deri në 27 vjeç me arsim 90-vjeçar, të mesëm apo të lartë mund të aplikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, ku një pjesë e veçantë i është dedikuar rekrutimeve. Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve do të jenë transparente dhe të dokumentuara. Të rinjtë do të kalojnë edhe tre teste; atë fizik, intelektual dhe psikologjik që do të kryhet në faza të caktuara.
Veç trajtimit financiar, çdo i kualifikuar për të vijuar karrierën Brenda Forcave të Armatosura do të gëzojë edhe një sërë mundësish; Të ardhura mujore dinjitoze, si asnjëherë më parë për FA, arsimim dhe aftësim profesional në vazhdim, brenda dhe jashtë vendit, përgatitje fizike sipas standardeve të NATO-s, trajnime dhe stërvitje jashtë vendit së bashku me kolegët e tjerë të NATO dhe SHBA, e të tjera përfitime./tch
Florentino Perez po përballet me një fushatë gjithnjë e më t...
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Kosova U21 nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qersh...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...
Dita e dytë e protestës në Tiranë për Zvërnecin, mijëra qyte...
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...