Historiani i njohur Jahja Drançolli, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi për të cilën thotë se është fusha ku mund të jetë zhvilluar “Beteja e Pantinës” e vitit 1168.
“Në shërbim të Emanuel I Komnenos, perandor bizantin, Tihomiri i familjes Nemanja, ishte caktuar për zhupan të Rashës. Ndërsa, Stefan Nemanja, vëlla i tij, qe caktuar ta zotëronte Toplicën, dëshmi këto që rasianët (serbët) ishin ende larg Kosovës. Duke mos qenë i kënaqur nga pushteti bizantin, që atëbotë përfshinte gjithë Kosovën, Nemanja erdhi në konflikt më vëllezërit e tij për të zhvilluar betejën e njohur kundër tyre në Pantinë afër Vushtrrisë (në vjeshtë të vitit 1168).
Ushtria e Tihomirit kishte pësuar disfatë, ndërsa ai vetë në ikje ishte mbytur në lumin Sitnica. Pas kësaj beteje, Nemanja kishte arritur për të evituar përzierjen bizantine, ndërsa vetë iu imponua vëllezërve si zhupan i madh dhe u vu në krye të Rashës (1168-1196)!”,

LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...