Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, ka nisur realizimin e ligjëratave vetëdijesuese për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në komunat e Kosovës.
Ligjëratat po zhvillohen nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare të FSK-së dhe kanë për qëllim ngritjen e vetëdijesimit të nxënësve për rrezikun që paraqesin minat dhe mjetet e tjera eksplozive të pashpërthyera, të cilat ende gjenden në territorin e Kosovës.
FSK thekson se përmes këtyre ligjëratave synohet edukimi i hershëm dhe informimi i drejtë i nxënësve për mënyrat e identifikimit të rrezikut dhe veprimet që duhet të ndërmerren në rast të hasjes në mjete të dyshimta shpërthyese./Arbresh.info
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...