Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar me sukses trajnimin “Mirëmbajtje dhe Rregullim të ASV-ve”.
Përmes një njoftimi për media nga FSK-ja, thuhet se në kuadër të ngritjes së kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të Komandës së Logjistikës(KL) është realizuar trajnimi specialistik “Mirëmbajtje dhe Rregullim të ASV-ve” ( Armoured Security Vehicle – ASV) ku është kompletuar niveli 2 dhe 3 i mirëmbajtjes, personeli janë trajnuar për mirëmbajtjen e pjesëve motorike, përdorimi dhe manovrimi i kupolës dhe montimin e sistemeve të armatimit.
Trajnimi është realizuar nga Operatori Ekonomik “Textron Systems”, që kishte pjesën teorike dhe praktike në kompletimin e dy niveleve të mirëmbajtjes./Arbresh.info/




Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...