Një kontingjent ushtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar në Shqipëri për të përmbushur misionin në kuadër të stërvitjes simulative “Reagimi i Përbashkët 15”.
Kjo stërvitje zhvillohet në kuadër të iniciativës “SHBA-Karta e Adriatikut 5”, që përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë event marrin pjesë kontingjente të ushtrive nga shtetet e rajonit si Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi si dhe vende të NATO-s, transmeton Tch.
Bëhet fjalë për një stërvitje simulative që zhvillohet me anë të programeve të veçanta kompjuterike që mundësojnë procedura të reagimit, por edhe në forma të tjera që testojnë kapacitetet ushtarake të shteteve pjesëmarrëse.
Gjithashtu, në kuadër të stërvitjes, në Kosovë është krijuar Qendra Operative Emergjente, e përbërë nga Ministria e FSK-së, ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Brendshme, prej nga është përcjellë dhe koordinuar puna e ekipeve kosovare në Shqipëri.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira