FSK ka marrë pjesë në ushtrimin fushorë “Saber Junction 2022” në Hohenfels të Gjermanisë.
“Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushorë “Saber Junction 2022” i mbajtur në bazën ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin për media.
Kontigjenti i FSK-së me sukses ka ekzekutuar operacionin sulmues dhe mbrojtës me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të aftësive operacionale.
“Kontigjenti i FSK-së ka qenë i bashkangjitur tek Batalioni i Parë i Regjimentit të katërt të Këmbësorisë (1-4 IN) dhe me sukses kanë ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse gjatë ushtrimit, me qëllim që të zhvilloi dhe avancoi aftësitë operacionale si forcë opozitare duke vepruare dhe koordinuare ngushtë me pjesëmarrësit në ushtrim me qëllime të arritjes së ndëveprushmërisë me partnerët”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook./arbresh.info/






Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...