Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) njofton se sot po organizon Ditën e Vizitorëve në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”, që po zhvillohet në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, në Komunën e Gjakovës.
“Sot, në Ditën e Vizitorëve, të pranishëm do të jenë përfaqësues të lartë shtetëror, si dhe drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës,” thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.
Ushtrimi “Ujku Shigjetë” po realizohet nga Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive, në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.
Gjatë ushtrimit po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim të vlerësimit të gatishmërisë operacionale dhe përmbushjes së standardeve të kërkuara për validim.
Përmes ushtrimeve të tilla, FSK dëshmon përkushtimin e saj për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...