Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ka dekoruar sot ish-prokuroren, Drita Hajdari me medaljen e Kalorësit të Urdhrit Kombëtar të Meritës, në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për drejtësinë dhe sundimin e ligjit.
Kjo mirënjohje nga Franca shpërblen veprimtarinë e shquar të Hajdarit të realizuar falë angazhimit të saj profesional.
Ish-prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Hajdari, është shquar me guximin, integritetin dhe vendosmërinë e saj për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.
“Ky dallim njeh profesionalizmin, guximin dhe angazhimin e saj të palëkundur për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe respektimin e shtetit ligjor në Kosovë”, ka shkruar në X ambasadori Guerot.
Tonight, I had the honor of awarding Ms. Drita Hajdari, former prosecutor of the Special Prosecution Office of Kosovo, the title of Knight of the National?? Order of Merit. This distinction recognizes her professionalism, courage, and unwavering commitment to fighting organized… pic.twitter.com/DRtJ6z9vPH
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) February 20, 2025
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...