Ministria e Jashtme e Francës ka njoftuar se Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, njësoj si ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Ai i bën thirrje Kosovës që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj me Evropën, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave”, njofton Ministria e Jashtme e Francës.
“Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e ndërmarra në këtë fushë”, thuhet tutje në Ministrinë e Jashtme e Francës.
MPJ-ja franceze ka theksuar se Kosova, ashtu si Serbia, duhet gjithashtu të angazhohet me përgjegjësi dhe konstruktive në dialog me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “që është kusht thelbësor për afrimin evropian të dy vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”./arbresh.info/
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...
Izraeli dhe Irani mbyllin hapësirat ajrore, dalin fotot e pa...
Izraeli sulmon Iranin në koordinim me SHBA-në, shpall gjendj...
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas re...
Trump për Iranin: Ndonjëherë duhet përdorur forcë
Parashikimi i motit për sot