Franca e sheh si të rrezikshme mbetjen në status-quo të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë sot ambasadori francez në Beograd, Federico Mandoloni, gjatë Forumit për Siguri, raporton Gazeta Express.
“Status-quo ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është e rrezikshme”, ka thënë Mandoloni.
Tutje ai ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme të Francës është e gatshme që së bashku me Gjermaninë e me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të përfshihet në çështjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Mandoloni tutje ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjnë në konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ministria e Punëve të Jashtme së bashku me Gjermaninë është dhe ndërmjetësimin e BE-së të përfshihet në këtë çështje, në konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë tutje Mandoloni.
Tutje ai ka thënë se Franca dëshiron që të dy palët të eliminojnë kushtet për rikthim në dialog, pasi që Macron dëshiron një takim në Paris sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Ne duam që të japim një impuls politik dhe të kemi një takim të ri në Paris. Është shumë e qartë për ne që tarifa duhet të hiqet, nëse qeveria e re në Prishtinë dëshiron të bisedojë me Beogradin, në mënyrë që të gjejnë një kompromis”, ka thënë Mandoloni. /GazetaExpress/
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Sue...
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama
Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme p...
Flakët përfshijnë periferinë e Los Angeles/ Evakuime emergje...
Qendra e Studentëve organizon aksion për dhurimin vullnetar ...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri