Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti.
Përmes një postimi në Facebook, Murati tha se ky lajm është i shumëpritur dhe vulos punën e deritanishme të institucioneve tona.
“Pas Bankës Botërore që ndërmorri këtë veprim gjatë javës së kaluar, dje kemi pranuar njoftimin edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për largimin e Kosovës nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti që FMN e përpilon. Ky është lajm i shumëpritur dhe përsëri vulos stabilitetin institucional dhe qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, dhe njëkohësisht është mirënjohje për punën e deritanishme të institucioneve tona”, tha Murati./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Pas Bankës Botërore, edhe FMN largon Kosovën nga Lista e Vendeve në Situata të Brishta
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...