Fondi Monetar Ndërkombëtar ka hequr Kosovën nga lista e Vendeve në Situatë të Brishtësisë dhe Konfliktit (FCS/FCV).
Kështu ka njoftuar Banka Qendrore e Kosovës përmes një komunikate për media, shkruan Arbresh.info.
Kjo njohje vjen pas vendimit të fundit të Bankës Botërore (BB) për Kosovën, teksa BQK i ka shprehur mirënjohje të thellë FMN-së.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpreh mirënjohjen e thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se edhe BB ditë më parë e ka hequr Kosovën nga Lista e Vendeve në Situata të Brishta dhe Konfliktit.
LEXO EDHE:
Banka Botërore: Kosova hiqet nga Lista e Vendeve në Situata të Brishta
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...