I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, shitjen e Audi Q7-shit, e ka cilësuar si simbolike e me mesazh të qartë
Sipas tij kjo veturë luksoze përfaqësonte atë që nuk duhet të jetë në sektorin publik, prandaj shitja e saj, siç thotë Ahmeti, duhet shërbyer si mesazh që të mos blihen më vetura të tilla.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit:
Sot u shit edhe Audi Q7. Një premtim simbolik më në fund u realizua.
Simbolik sepse si përqindje e buxhetit nuk është e madhe. Por simbolik sepse një veturë e shtrenjtë përfaqësonte çdo gjë që nuk na duhet në sektorin publik. E shtrenjtë, me xhama të zi për tu barikaduar dhe me 26 litra shpenzime. Në mënyrë simbolike paratë nga shitja do ti përdorim për me të rrezikuarit e komunës tonë.
Le të jetë edhe mesazh që makina të tilla të mos blehen më, së paku jo me para publike. Le të jetë edhe mesazh për destinimin e buxhetit në të gjitha komunat e institucionet.
EKSKLUZIVE – Gjykata Kushtetuese i jep Kurtit 60 ditë afat p...
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...