Prokuroi i rastit në Komunën e Ferizajt, Burim Qerkini ka folur sonte në Brezovicë se si ka ndodhur tragjedia, në të cilën ka humbur jetën zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci.
Ai ka njoftuar se janë kryer gjitha ekzaminimet e trupi i të ndjerit. Por, për shkak të gjendjes dhe terrenit të vështirë, nuk kanë mundur të shkojnë tek vendi i ngjarjes. Për shkak të këtyre rrethanave, prokurori u shpreh se qendra e skijimit do të qëndroi e mbyllur për tre dite.
Qerkini: Rasti ka ndodhur jashtë pistës së skijimit
“Janë kryer gjitha ekzaminimet tek trupi, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike dhe tani gjendjes që jemi në mbrëmje, nuk kemi mundur te shkojmë në vendin e ngjarjes. Këto do të bëhen nesër nga një grup i hetuesve së bashku me forenzikën dhe kështu do të dihet realisht se çka ka ndodhur sot. Vdekja e të ndjerit ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe i njëjti pas ardhjes këtu të forenzikës nga ana e Policisë rajonalë të Ferizajt është nisur për në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë. Për shkak të këtyre hapave hetimor që duhet të ndërmerren, sot, nesër dhe pasnesër është mbyllur qendra e skijimit deri në një vendim tjetër. Rasti ka ndodhur jashtë pistës, në momentin kur janë lëshuar me skijim është lëshuar orteku dhe të ndjerin e ka zënë”, tha Qerkini
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...