Rreth orës 22:00, të dielën mbrëma dikush e hodhi një bombë, pronën e Fadil Krasniqit, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Arbëri të Prishtinës.
I zoti i shtëpisë thotë se gjithçka ndodhi pas një dite të zakonshme. Sipas tij, askush nga familjarët nuk kanë pasur probleme ose hasmëri.
“Rreth orës 20:20 jam ardhë në shtëpi. Diku pas orës 22:00 e kemi dëgju një zhurmë që menduam se edhe shtëpitë u rrëzuan”, tregon Krasniqi për Klan Kosova.
Sipas tij askush nga familjarët nuk kanë pasur probleme e hasmëri.
“Me dije kujt borxh nuk i kemi edhe me thashetheme nuk merremi. Pse, qysh e tek ka ndodh kjo nuk e di”, theksoi ai.
Krasniqi ka një porosi për organet e drejtësisë.
“Kam qejf rasti me i zbardh nderi në fund nga organet përgjegjëse”, tha Krasniqi.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se njësitë përkatëse janë duke e hetuar rastin.
E një dëshmitar i rastit, në kushte anonimiteti tha se mjetin shpërthyes e hodhi një person i cili po ngiste një veturë të tipit Golf 2, me ngjyrë të mbyllët e me targa 02.
Sipas tij, i njëjti pasi kreu sulmin u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Franca ndalon përdorimin e TikTok-ut, Twitter-it dhe Instagr...
Rriten temperaturat në Shqipëri, në Vlorë moti për plazh
Parashikimi i motit për sot në Maqedoni të Veriut
Testim për mësimdhënësit| Njohësit e arsimit kërkojnë testim...
Presidenti i La Liga: Messi nuk mund të kthehet te Barça tan...
Takime me krerë institucionalë, Kurti nesër në Tiranë