Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Driton Selmanaj në një prononcim për Gazetën Blic ka hedhur poshtë lajmin se ai do të bëhet pjesë e LDK-së.
Nëpër portale po rrjedhin disa foto të Driton Selmanajt me deputetin nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ku shihen duke biseduar prandaj kishte edhe një pikëpyetje se mos Selmanaj do t’i bashkohej LDK-së.
Mirëpo, ai ka hedhur poshtë këtë lajm, duke thënë se me Armend Zemaj janë thjeshtë miq, dhe se në momentin që ai do të vendos t’i bashkohet LDK-së do ta bëjë të ditur për të gjithë, raporton Gazeta Blic.
“Unë Armendin e kam pasur koleg në Fakultet sa kemi qenë, Armendin e kam mik e kam shok gjithçka përfundon këtu.
Në momentin kur vendosi më u bë pjesë e LDK-së, unë dalë në publik dhe e merrni vesh të gjithë”, tha ai.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...