Nga diskoteka “Duplex”, në një përgjigje për arbresh.info, kanë thënë se të shtënat që ndodhën mbrëmë në afërsi të diskotekës nuk kanë asgjë të bëjnë me të.
Sipas tyre të shtënat me armë kanë ardhur nga Stadiumi i Prishtinës ose Pallati i Rinisë që janë në afërsi.
“Këto të shtëna nuk kanë të bëjnë me Duplex-in, e që dihet se mbrapa është Stadiumi i Prishtinës dhe Pallati i Rinisë”, kanë thënë nga Duplex.
Ata kanë shtuar gjithashtu se kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Këtë rast e konfirmon edhe raporti i Policisë së Kosovës, që asgjë nuk ka të bëjë rasti me Duplex-in, sepse nuk kanë qenë brenda ata, sepse ata kanë pasur problemet e tyre të mëhershme dhe për atë arsye ata janë të njohur në Prishtinë”, kanë thënë ata./arbresh.info/
Përleshje afër “Duplex” – theret me thikë një person dyshohet edhe për të shtëna me armë
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...