Është nisur kontigjenti prej tetëmbëdhjetë mijë palë këpucësh ‘Made in Kosova’ për në Francë nga fabrika vendëse e prodhimit të këpucëve ‘Solid’ nga Suhareka.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se janë këtu për të shënuar këtë sukses të fabrikës prodhuese Solid dhe i cili na gëzon të gjithëve. Ai tregoi se ky prodhues pos që mbulon me prodhime tregun vendës, eksporton edhe në disa shtete evropiane dhe më gjerë, njofton kumtesa.
Kryetari i AKB-së shtoi se prodhimet e Solidit janë të cilësisë së lartë, gjë të cilën po e dëshmojnë edhe kërkesat e shumta për eksport. Kontigjenti prej 18 mijë palësh kapë vlerë e mbi 300 mijë euro.
Ahmet Kuçi, pronar i fabrikës së këpucëve Solid, tha se po nisin kontigjentin e këpucëve për në Francë prej 18 mijë palë këpucësh, ku janë disa lloj modelesh dhe besojmë se prodhimet tona do të priten mirë nga konsumatorët atje.
Ai tregoi se eksportojnë edhe në vende të tjera, ku këto prodhime janë shumë të kërkuara dhe të cilësisë së lartë.
“Interesimi jo vetëm i francezëve, italianëve, gjermanëve, zviceranëve, malazezëve, kroatëve, serbëve e vendeve tjera është i madh. Modeli Eram u nis sot për Francë ku janë 18 mijë palë këpucë”, tha Kuçi.
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit