Ka filluar takimi mes presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Pas takimit pritet të ketë konferencë për medie, shkruan arbersh.info.

Ndryshe paraditen e sotme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të takohet me Lajçakun nëse ai ka ardhur vetëm për hulumtim të terrenit.
Thaçi ka thënë se takimi do të realizohet vetëm nëse ka diçka për të biseduar, shkruan arbresh.info.
“Në momentin kur do të vij në Kosovë atëherë ekipet tona do të komunikojnë, nëse ka diçka konkrete për tu takuar natyrisht se do të takohemi, por nëse vije vetëm për të hulumtuarve teren atëherë Kosova është hulumtuar tash e 20 vite”, ka thënë ai.

Por rreth tri orë më vonë ka ndryshuar qëndrimi i Thaçit.
Përmes një njoftimi nga zyrës së presidentit u bë e ditur për takim, aty u tha se takimi do të mbahet në orën 17:00.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Takimi do të mbahet në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit”, thuhej në njoftim./arbresh.info/
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...