Ka filluar seanca ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Deri tani në rastin e tij janë dëgjuar katër dëshmitarë, ndërsa për dy të tjerë është paralajmëruar të dëshmojnë në janarin e vitit të ardhshëm.
Me të filluar seanca e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës, kryetarja e trupit gjykues Mapi-Feld Folia ka me të pranishmit në sallë ka diskutuar disa çështje administrative, ndër to ka lëshuar edhe një urdhër më gojë
“Palët dhe avokatët i viktimave udhëzohen të ngrejnë çdo kundërshtim që kenë nga mbajtja e të dhënave nga njësia e menaxhimit të Gjykatës të dokumenteve të përdorur me secilin dëshmitar sa më shpejtë të jetë e mundur maksimumi përpara dorëzimit të kërkesave përkatëse për pranimin e këtyre dokumenteve të përdorura me çdo dëshmitarë”, ka thënë Folia.
Avokati mbrojtës i Mustafës kishte probleme me ekranin, njëjtë edhe paneli gjykues me të pranishmit e tjerë në sallë, qoi që seanca të ndërpritet për të vazhduar në një kohë të shkurtër.
Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovës, ose në lidhje me atë konflikt./Arditë Shkodra/arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...