Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar ndërtimin e një komisariati, pran shkollës fillore “Jovan Cvijiq” në Zubin Potok.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendës komandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se në këtë lokacion është duke u ndërtuar një stacion policor, duke thënë se në fakt ky është proces i një vendimi që është marrë në vitin 2018 dhe ka përfunduar në vitin 2022.
Ai po ashtu ka konfirmuar se në këtë vend fillimisht do të vendosen kontejnerët e policisë.
“Meqenëse stacioni policor aktualisht ndodhet në një shtëpi private, ne duhet të largohemi dhe për këtë po vendosim kontejnerë derisa të ndërtohet ky stacion”, u shpreh Elshani./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë