Në hollin e Kuvendit të Kosovës kanë filluar homazhet në nderim të kolonel Ahmet Krasniqit dhe bashkëluftëtarit të tij Qazim Jakupit.
Sot, për dy orë arkivolet e tyre do të qëndrojnë në hollin e kuvendit ku do të kenë rastin qytetarët dhe të afërmit që të bëjnë homazhe.
Pas homazheve, në Teatrin kombëtar të Kosovës do të mbahet akademi përkujtimore dhe pastaj në orën 14:00 do të bëhet ceremonia e rivarrimit në varrezat e dëshmorëve./Arbresh.info/

Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...