Presidentja Vjosa Osmani, në prag të ndërrimit të motmoteve, ka vizituar institucionet e sigurisë, gratë dhe burrat e të cilave edhe në ditë feste, qëndrojnë në detyrë për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës.
Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit tha se angazhimi i Forcës së Sigurisë dhe i Policisë së Kosovës “përgjatë gjithë vitit na ka bërë krenarë”.
“Puna e tyre edhe gjatë ndërrimit të motmoteve është dëshmi e zbatimit të ligjit dhe e mbrojtjes së qytetarëve në çdo orë dhe në çdo ditë të vitit. Për këtë punë të palodhur dhe për këtë shërbim jetik, shprehim mirënjohjen më të thellë”.
“Le të jetë Viti i Ri një vit i përparimit të mëtejshëm dhe i shërbimit me nder ndaj Republikës së Kosovës”, shkroi Osmani.
The New York Times: Princi saudit i kërkoi Trumpit të vazhdo...
Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në ak...
Kuka: Ofertat për Majlindën vazhdojnë, por ajo mbetet besnik...
Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë
Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O ...
Kurti priti në takim komisionerin Kamp, flasin për zhvillime...