Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se ka arrestuar 10 persona pasi që janë gjetur duke luajtur bixhoz në fshatin Slivovë.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se pas intervistimit të gjithë personat në fjalë janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Falë bashkëpunimit me qytetarët, njësitet policore kanë realizuar një kontroll në një lokal në fshatin Slivovë , ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit. Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 10 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina”.
“Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh”/arbresh.info/
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira